Në ditën e 14-të të Kampionatit Botëror që po mbahet në Rusi, do të zbresin në fushë ekipet e grupit E dhe F.

Të dy grupet janë të hapura dhe do të ketë ndeshje mjaftë interesante.


Shqiptarët sot zbresin në fushë për tu përballur me Kosta Rikën duke e kërkuar edhe vendin e parë në grup.

Ndeshje tjetër është mes Brazilit dhe Serbisë, ndeshje që vendos se cila kombëtare kalon tutje.

Screenshot 29

Shumë interesant do të jenë edhe përballjet në grupin F.

Gjermania do të luajë ndaj Koresë së Jugut, ku vetëm fitorja e dërgon tutje.

Screenshot 28

Meksika që ka gjashtë pikë, do të jetë përballë Suedisë që ka tubuar tri pikë.

Grupi F i zhvillon ndeshjet nga ora 16:00, ndërsa Grupi E nga ora 20:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app