LAJMI I FUNDIT:

Sot kalon ultimatumi i ”Revolucionit Laraman” (Foto)

Sot kalon ultimatumi i ”Revolucionit Laraman” (Foto)

Mbrëmë aktivistë të ”Revolucionit Laraman” kanë bërë spektakël me mjete piroteknike duke shënuar numrin 1, që simbolizon ”edhe një ditë nga ultimatumi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot ka kaluar afati prej 10 ditëve i vënë nga ”Revolucioni Laraman” dhe ditën e hënë paralajmërohet protestë masive.


Dy kërkesat e ”Revolucionit Laraman” janë:
-Caktimi i mbledhjes nga Gjykata Kushtetuese për Prokurorinë Speciale Publike dhe
-Ndalimi i dhunës nga policia ndaj aktivistëve të ”Revolucionit Laraman”

Aktivistë të ”Revolucionit Laraman” në mënyrë simbolike me flakadanë e vizatuan numrin një në këtë bulevard dhe e paralajmëruan pushtetin dhe Gjykatën kushtetuese dhe u ka ngelur vetëm edhe një ditë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestave dëgjohej parulla “Nuk të ik Shutka, Nikola”.

Nga ana tjetër siç bëjnë të ditur mediat, një person i paidentifikuar në veshje civile është përpjekur ti xhirojë protestuesit para aksionit gueril dhe i njëjti u fishkëllye nga të pranishmit. Pretendohet se personi i paidentifikuar të jetë ndonjë nga xhiruesit e ministrit të brendshëm Çavkov./Telegrafi/

g3

ge2

ge