Kosova sot e fillon udhëtimin në eliminatoret për Kampionatin Evropian EURO 2020.

Pas aventurës së bukur në Ligën e Kombeve, ku dolëm fitues të grupit, sot fillon një epokë e re.


Duke i harruar ato eliminatore për Kampionatin Botëror, ku ndeshjet i zhvillonim në Shkodër (0 fitore, 1 barazime, 7 humbje), e ishim ende në hapat e parë, në këto vite është parë një ngjitje e Kosovës, në çdo aspekt.

kosova4 Kosova para dy vitesh

Stadiumi i rinovuar ku sot i zhvillojmë ndeshjet e mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, trajneri i ri, por edhe tifozë shumë.

Entuziazmi në nivel të lartë.

Kosova nën drejtimin  Bernard Challandes ka shtatë fitore dhe tri barazime, duke bërë që shpesh tifozët të mos jenë të kënaqur edhe me barazime.

Kosova Danimarka foto Ridvan Slivova 50 e1553285841866

Në eliminatoret për Euro 2020 jemi në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Dy vendet e para në grup dërgojnë në Kampionatin Evropian, që në vitin 2020 për herë të parë do të mbahet në 12 shtet të ndryshime.

Por Kosova e ka edhe një mundësi, pasi si fituese e grupit në Ligën e Kombeve D, do të luajë edhe fazën finale.

Kosova Azerbeigjani foto Ridvan Slivova 14

Fillimisht ndaj Maqedonisë së Veriut, e në rast fitoreje me fituesin Bjellorusi – Gjeorgji.

Skuadra aktuale është rritur shumë.

Në portë ka konkurrencë edhe pse minutat e dy portierëve të parë në skuadrat e tyre janë të pakëta.

Kosova foto Ridvan Slivova 1 2

Aro Muric dhe Samir Ujkani në ndeshjet e fundit kanë treguar se janë të gatshëm për marrin përgjegjësi. Aty është edhe i riu Visar Bekaj.

Mbrojtja me Amir Rrahmani, Fidan Halitin, Mërgim Vojvodën e Benjamin Kolollin ka fituar eksperiencën dhe nuk pranojmë më gola naiv, kjo arritja me e madhe nën drejtimin e Chlallandes.

Kosova Malta foto Ridvan Slivova 83 1 e1542470186835

Në mesfushë janë dyshja e zakonshme Herolin Shala dhe Hekuran Kryeziu, që janë treguar lider në Ligën e Kombeve.

Mesfushorët sulmues Milot Rashica, Arbër Zeneli, Valon Berisha e Bersant Celiana, asistojnë dhe shënojnë në skuadrat e tyre, por këtë gjë kanë filluar ta bëjnë edhe me Kosovën.

Kosova Danimarka foto Ridvan Slivova 62

Sulmuesit Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu, kanë shënuar gola të rëndësishëm në Ligën e Kombeve.

Aty janë edhe Milind Kryeziu, Leart Paqarada, Arbenit Xhemiali, Idriz Voca, Besar Halimi, Bernard Berisha, Lirim Kastrati e Edon Zhgrova të gatshëm për t;i dhënë ndryshim ndeshjes.

Kosova Azerbeigjani foto Ridvan Slivova 13

Kosova ka fytyrë të re në futboll dhe ka fituar respektin, gjë që e kërkonin tifozët e saj.

Në një shtet që në shumë sfera ka dështuar, futbolli dhe sporti mbetet e vetmja sferë në të cilën qytetarët  ndjejnë kënaqësi.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta nisur ëndrrën, një vit për ta jetësuar.

auto stadiumi1545493166

Përpara Dardanë, Kosova është me ju!  

telegrafi sport app