Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njërën në ora 10:00 që është vazhdim i seancave të kaluara dhe seancën tjetër në ora 14:00 me pika të reja të rendit të ditës.

Vazhdimi i seancës ka 20 pika të rendit të ditës, ndërkaq seanca e re ka 28 pika.


Vazhdimi i Seancës plenare Rendi i ditës Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 31 tetor dhe 4 nëntor 2024:Votimi i propozimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Zgjedhja e tre drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur, Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034, Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, Shqyrtimi i Propozimit të shtatë deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani, Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.Seanca plenare Rendi i ditësMiratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale, Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë, Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2022, Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2023, Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksave vjetore për vitin 2025, Miratimi i Rregullores se Punës se Komisionerit Parlamentar për Forcën e Siguresë se Kosovës, Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009, Shqyrtimi i Raportit vjetor i Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2023. /Telegrafi/