LAJMI I FUNDIT:

Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e informacioneve dhe të komunikimeve, dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut.

HANDIKOS ka shënuar dje këtë ditë, ku në një konferencë për media është thënë se institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori