Sot përfundon afati kohor për rrëzimin e murit në Veri të Mitrovicës, në bazë të rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, e cila e obligon ekzekutivin që deri më 31 janar ta rrënoj këtë mur.
Deri më tani nuk është vërejtur që është ndërmarrë ndonjë veprim nga autoritetet vendore për të përmbushur zotimet e tyre se ky mur do të rrënohet.
Deklaratat e liderëve politikë se muri do të rrënohet gjatë janarit, mbetet të shihet se a do të përmbushen apo do të mbesin vetëm premtim.
Ka qenë ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila pati theksuar se muri i ndërtuar në Mitrovicë “nën dirigjimet nga Serbia”, do të rrënohet gjatë muajit janar.
Ndërkaq edhe sot, presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se afati i vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës duhet të respektohet me përpikëri.
Thaçi tha sot se vendosja e murit në veri të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe për këtë nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit.
E lidhur me veprimet e mundshme eventuale të autoriteteve vendore sot për rrënimin e këtij muri, analistët janë shprehur skeptikë se muri do të rrënohet sot.
Drejtori Ekzekutiv në Demokracia Plus , Driton Selmanaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se muri duhet të rrënohet, por nuk është e rëndësishme sipas tij se a do të ndodhë sot apo nesër.
Ai më tej ka theksuar po ashtu se nuk është as hera e parë që rezolutat e Kuvendit të Kosovës nuk respektohen, qoftë afatet qoftë përmbajtja e rezolutës.
“Ajo çfarë për mua është e rëndësishme është që institucionet e Kosovës mos të largohen nga zotimet e tyre publike. Ai mur duhet të rrënohet, për mua nuk është e rëndësishme nëse kjo ndodh sot ose pas pesë dite ose gjatë muajit shkurt, e rëndësishme është që ne nuk duhet të kemi zmbrapsje nga zotimet tona dhe nevoja për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Me deklarimet publike të gjithë liderëve politikë dhe institucional nuk ka hapësirë për të ndërtuar mure, dhe si të tilla ato duhet të rrënohen”, ka thënë Selmanaj, duke shtuar se veprimet konkrete duhet të ndodhin sa më shpejtë që është e mundur.
“Këtu duhet pasur në konsideratë edhe të gjithë faktorëve tjerë, duke përfshirë këtu edhe reagimin eventual të qytetarëve serbë në atë pjesë, prandaj duhet një qasje më pragmatike dhe në konsultim me faktorët e tjerë të sigurisë në Kosovë siç është KFOR-i, EULEX-i për të respektuar ligjin se në fakt duhet rrënuar ai mur”, u shpreh Selmanaj.
I pyetur se në rast se muri do të rrënohet, cili do të jetë reagimi i qytetarëve serbë, Selmanaj theksoi se mund të ketë përshkallëzim të situatës në rast se nuk veprohet me kujdes.
Ai shoti se duhet të bëhet një analizë e gjerë e institucioneve tona të sigurisë, duke përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që t’i bëhet presion atyre që vetë ta rrënojnë murin.
“Një qasje e njëanshme nga institucionet tona mund të kuptohet si një arbitraritet për ta dhe mund eventualisht të sjellë pakënaqësi dhe më pas të ketë edhe përshkallëzim të situatës. Në këtë fazë nuk i duhet askujt të ketë përshkallëzim të situatës, tash ka edhe një zotim në Bruksel nga bisedimet se do të ç’tensionohet situata dhe si e tillë mendoj se veprimet që duhet t’i ndërmarrin institucionet duhet të jenë të kujdesshme, por vendimi për tu rrënuar muri nuk duhet të jetë pikëpyetje në asnjë variant, ai mur duhet të rrënohet por me kujdesin e madh që të mos shkaktojë më pas tensione apo protesta eventuale nga ana e pakicës serbe”, tha Selmanaj.
Në anën tjetër, edhe analisti Imer Mushkolaj është shprehu i bindur se muri nuk do të rrënohet sot pavarësisht rezolutës së Kuvendit të Kosovës dhe paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritarë se kjo do të ndodh brenda janarit.
“Fatkeqësia është që pala kosovare ka pranuar që për murin, që është një çështje e brendshme e Kosovës të diskutohet me Serbinë në Bruksel, ndërkohë që ka mundur t’i qaset bazuar në ligjet përkatëse. Por, muri nuk do të largohet tërësisht as kur të arrihet ndonjë marrëveshje në Bruksel”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Ai ka shtuar se negociatat nënkuptojnë kompromis dhe kompromisi nuk nënkupton rrënim, por mbase ridizajnim ose përshtatje të atij objekti ilegal.
Ndërtimi i murit në Veri të Mitrovicës, në afërsi të urës së Ibrit nisi në dhjetor të vitit që lamë pas.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, e kanë cilësuar ndërtimin e këtij muri si një veprim të paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje