LAJMI I FUNDIT:

Soros: BE-ja në buzë të shkatërrimit

Soros: BE-ja në buzë të shkatërrimit

Miliarderi Goerge Soros ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Evropian (BE). Përmes një interviste të dhënë për ‘Financial Times’, cituar gjerësisht nga disa media, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’ për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.

“Për mua është e gjitha një déjà-vu me një ndryshim të madh – ideologjia dominuese në botë sot është nacionalizmi. Është BE-ja institucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.

Ai ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.


“Mora një mësim të dhimbshëm që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai.

Soros ka deklaruar se mendon të qëndrojë në krye të bordit për pesë vjet të tjera apo aq sa e lejon shëndeti, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga angazhimet e tij. /Respublica /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori