Sophie Turner shkëlqen me një fustan të verdhë mëndafshi në dasmën e një shoqeje

Aktorja britanike, Sophie Turner, është shfaqur magjepsëse në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, Taura Lamb, ku ishte e ftuar si shoqëruese nuseje.
Veshur me një fustan mëndafshi në ngjyrë të verdhë dhe me dekolte të thellë, Sophie tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot hijeshi.
Përmes disa fotografive që ndau në Instagram, ish-ylli i “Game of Thrones” shprehu emocionet për këtë ditë të veçantë, duke shkruar: “Të shikosh një nga shoqet e tua më të vjetra e më të dashura që martohet me një burrë që e adhuron, është një privilegj. Ju dua të dyve përjetë”, shkruan DailyMail.
Turner, 29 vjeçe, shfaqej e buzëqeshur në krah të shoqërueseve të tjera, teksa në një nga pamjet pozonte me një shishe shampanjë në dorë, e veshur me një çantë dore të verdhë që përputhej me fustanin e saj.
Ndërkohë, Sophie duket se ka pajtuar romancën me të dashurin e saj, aristokratin Peregrine Pearson.
Dyshja u panë së bashku në festivalin Glastonbury, ku u fotografuan dorë për dore dhe në humor shumë të mirë, duke përforcuar thashethemet për ribashkimin e tyre. Ajo madje e ka filluar sërish ta ndjekë Peregrine-n në Instagram.
Vizita në festival erdhi pak ditë pas një takimi miqësor të Sophie-t me ish-bashkëshortin e saj Joe Jonas në New York.
Të dy u fotografuan së bashku nga fansat, duke treguar se ruajnë marrëdhënie korrekte pas ndarjes së bujshme në vitin 2023. /Telegrafi/















































