Sophia Loren i adhuron këto kafshata të njelmëta: Pitja nga hikrra me spinaq e cila të lë pa fjalë!
Bëni piten e preferuar të divës së famshme të filmit Përbërësit: - 500 g petë nga hikrra, - 200 g mel, - 2 thelpinj hudhre, - 2 lugë majdanoz të grirë, - 2 lugë të vogël kopër, - 600 g panxhar, - spinaq apo hithra, - kripë deti, - vaj i ftohur i kulluar luledielli.
Përgatitja:
• Lani melin në tre ujë, qiteni të zihet në trefish ujë më shumë me pak kripë deti.
• Zieni 15 minuta dhe lëreni anash të ftohet.
• Gjatë asaj kohe pritni panxharin dhe marinojeni pak në tri lugë vaj.
• Qitni pak kripë, shtoni hudhrën, majdanozin, koprën, 1 dcl ujë dhe marinoni 5 minuta.
• Përzieni me melin dhe masën bashkojeni mirë.
• Në një gotë përzieni 3 lugë vaj me një dcl ujë dhe me këto lyeni çdo petë.
• Shtoni fillin në mënyrë të barabartë dhe mbështillni në rreth piten dhe kështu derisa i gjithë filli të shpenzohet.
• Piqni 20 minuta në temperaturë mesatare.
• Piten e pjekur spërkateni me pak ujë dhe mbulojeni me leckë 5 minuta.
• Mund ta shërbeni edhe të ftohtë, edhe të ngrohtë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.






























