LAJMI I FUNDIT:

Sony shet 30 milionë njësi të PlayStation 4s

Sony shet 30 milionë njësi të PlayStation 4s

Për më shumë se dy vjet, Sony ka arritur të shesë 30 milionë njësi të konsolave PlayStation 4s.

Kjo shifër ishte 20.2 milionë në muajin mars, por tani gjiganti japonez ka njoftuar se ka arritur në shifrën prej 30.2 milionë njësive të shitura të konsolës, e cila është shpërndarë në më shumë se 120 vende dhe regjione të ndryshme.

Që nga ajo kohë i bie që Sony ka arritur të shesë 1.25 milionë njësi të konsolave të saj për muaj.

Në anën tjetër, rivali i saj Microsoft ka thënë se konsola e saj Xbox është më e shitura për muajin tetor. (Telegrafi)