LAJMI I FUNDIT:

Sony PlayStation 4 debuton në SHBA, kushton 399 dollarë

Sony PlayStation 4 debuton në SHBA, kushton 399 dollarë

Sot, kompania Sony ka e ka bërë lansimin zyrtar të konsolës së saj të re të lojërave, PlayStation 4, në SHBA, të cilën prej sot mund ta blejnë në çdo shtet të vendit të tyre për 399 dollarë.

Për ta shoqëruar lansimin zyrtar të PlayStation 4 në SHBA, Sony ka lëshuar edhe një prezantim të konsolës së saj të re, i cili ofron një paraqitje të shkurtër për lojrat, dizajnin dhe stilin e konsolës, bashkë me një numër të karakteristikave të saj kyçe.

Sony PlayStation 4 do të jetë e pajisur me procesorin 8-core të AMD Jaguar, 8GB GDDR5 RAM si dhe gjeneratën e re të grafikave AMD Radeon, për t’i mbështetur grafikat e lojës.

Karakteristikat tjera të PlayStation 4 përfshijnë edhe 500GB memorie të brendshme, 2 porte për USB 3.0, dhe një port për AUX, ndërsa konsola posedon edhe lidhjen për Wi-Fi, Bluetooth 2.1+EDR, dhe HDMI. PlayStation 4 posedon edhe kamerën me 1280 x 800 piksel me (x2) “pixel capture” në 60fps.


Gjenerata e re e konsolës PlayStation 4 do të vijë në Evropë më 29 nëntor, dhe do të shitet për 399 euro, ose 349 funta në Mbretërinë e Bashkuar. / Telegrafi /