LAJMI I FUNDIT:

Sony mund të lansoj PlayStation 5 në mes të 2020

Sony mund të lansoj PlayStation 5 në mes të 2020

Fansat e PlayStation të cilët kanë qenë në pritje për të parë gjeneratën e ardhshme të konsolës së lojrave të Sony, kapën një grimcë shprese vitin e kaluar kur një analist parashikoi se PlayStation 5 mund të debutonte deri në fund të vitit 2019.

Megjithatë, kjo mund të jetë larg realitetit, nëse deklarata nga gjigandi japonez i teknologjisë është ndonjë tregues.


Takashi Mochizuki, gazetar i The Wall Street Journal, zbuloi në Twitter se Sony ka konfirmuar se nuk do të lansoj një pasardhës të PlayStation 4 për të paktën 12 muajt e ardhshëm.

Bazuar në këtë pretendim, është e mundur që PS5 të mund dal në treg diku në mes të 2020.

Megjithatë, mund të duhen disa muaj pas lansimit para se PS5 të vihet në dispozicion të klientëve, ndoshta diku në vjeshtë të vitit 2020.

PS4 për shembull, u lansua në nëntor 2013 në Amerikën e Veriut.

Pavarësisht paqartësive në lidhje me lansimin e PS5, është e sigurtë se Sony po zhvillon konsolën e gjeneratës së ardhshme, siç është konfirmuar më parë nga presidenti Kenichiro Yoshida.

Nuk dihet shumë për PS5 në aspektin e specifikave. Sidoqoftë, Mark Cerny, arkitekt prapa PS4 dhe Vita, konfirmoi më parë këtë muaj se tastiera do të mundësohet nga një CPU 8-core AMD Ryzen, çiftuar me një GPU Navi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori