LAJMI I FUNDIT:

Sony lanson robotin në formë qeni, për kontrollin e shtëpisë dhe banorëve që jetojnë në të (Foto)

Sony lanson robotin në formë qeni, për kontrollin e shtëpisë dhe banorëve që jetojnë në të (Foto)

Aibo është roboti në formë qeni i kompanisë Sony, që është i pajisur me kamera, inteligjencë artificiale dhe lidhje interneti, për kontrollin e shtëpisë, si dhe banorëve që janë në të, përfshirë edhe kafshët.

Gjiganti japonez e ka prezantuar këtë pajisje në bazën në Tokio të Japonisë, që ka kamera të zgjuara me të cilat mund të kapë të gjitha këndet, ndërsa i lëvizë veshët që të duket sa më real, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo pajisje si këlysh i gjatë 30 centimetra nuk vjen lirë, pasi për të duhet të paguhen 3,000 euro në vit për pako e plotë, përfshirë edhe shërbimin softuerik që mbledh dhe ruan të dhënat.


Pronari do të merr njoftimet e duhura në telefonin e zgjuar, nëpërmjet sistemit që është krijuar prej kompanisë Secom.

“Nëpërmjet Aibo, do të shikoni se çfarë po ndodhë në shtëpi, si dhe për sjelljet e fëmijëve kur kthehen nga shkolla” ka thënë Izumi Kawanishi, që është shef i këtij projekti.

Me anë të teknologjisë së identifikimit dhe mundësisë për të mësuar, këta robotë mund të kujedesen edhe për kafshët e shtëpisë.

Roboti që thuhet se është edhe shumë miqësor, do të shfrytëzohet edhe për të kontrolluar prindërit që jetojnë vetëm në shtëpitë e largëta.

Po që se ata për një kohë nuk e kanë shfrytëzuar robotin Aibo, atëherë është shenjë e keqe, ndërsa nëse janë gjithnjë aktiv dhe bashkëpunojnë, gjërat janë në rregull. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

Teknologji
Google

Google "i kundërpërgjigjet" DeepSeek - prezanton Gemini 2.0 Flash

Teknologji
Ky aplikacion popullor do të përfitojë shumë nëse TikTok mbyllet

Ky aplikacion popullor do të përfitojë shumë nëse TikTok mbyllet

Teknologji
Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Teknologji
Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori