LAJMI I FUNDIT:

Sony investon në gjeneratën e re të televizorëve

Sony investon në gjeneratën e re të televizorëve

Sipas shkrimit të The Wall Street Journal, CEO i Sonyt Howard Stringer tha se kompania po investon mjete të mëdha në hulumtimin dhe zhvillimin e llojeve të ndryshëm të televizorëve të gjeneratës së ardhshme.

Në kohë të fundit pati mjaft supozime për të ardhmen e biznesit të televizorëve të Sonyt duke pasur parasysh se kompania ka kohë që po punon me humbje në këtë fushë. Por për momentin Sony nuk synon të heq dorë nga prodhimi i televizorëve, por e ndau këtë degë në tri pjesë, e sipas deklaratave të CEO-së kompania po investon edhe shumë mund në zhvillimin e televizorëve të gjeneratës së re.

Stringer gjithashtu foli edhe për supozimet për futjen e Apple në tregun e televizorëve, duke theksuar se nevojitet shumë kohë për kalimin në formën e re të televizorëve. /Telegrafi/