Mark Cerny ka bërë të ditura planet lidhur me PlayStation 5, për të cilën është duke punuar kompania Sony për një kohë.

Konsola e re do të ketë audio sistem të avancuar, që i mundëson shfrytëzuesve të dëgjojnë tingujt përreth tyre, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, do të ketë shkarkime shumë më të shpejta dhe rrjedhë më të lehtë të lojërave se sa PlayStation 4. Bazuar në detajet e fundit, thuhet se PS5 do të ketë edhe grafikë më të mirë se sa paraardhësi.

Nga këndvështrimi i lojtarit, mund të thuhet se do të jetë i bazuar në PlayStation 4, vetëm se shumë më i sofistikuar. Detajet për PS5, pritet të dihen në fund të këtij viti.

Megjithëse nuk ka ndonjë datë të lansimit, thuhet se Sony mund ta lansojë PlayStation 5 gjatë vitit 2020. /Telegrafi/