E plotësuar: Kuvendi i Kosovës nisi seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës.

Në seancë të pranishëm janë 116 deputetë.


Para caktimit të seancës së jashtëzakonshme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Para kësaj seance u bë edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ku kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu si dhe u zgjodhën pesë nënkryetar.Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e qeverisë së Kosovës.

Seanca është caktuar të mbahet në ora 20:00, bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Megjithëse është parashikuar të mbahet në ora 20:00, seanca pritet të nisë në ora 21:00

Lexoni të plotë njoftimin:

Seancë e jashtëzakonshme plenare

Rendi i ditës

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Koha: 20:00. /Telegrafi/