Në kopshtin e Kino Lumëbardhit në qiellin e hapur, duke filluar nga ora 20:00, të përcjella nga orketsri, live do të këndohen 14 këngë.
Kënga “Nuk jam shpirti yt” që do të këndohet nga Xhevat Kelmendi, sonte në orën 20:00, në kopshtin e Kino Lumëbardhit do ta hap perden e edicionit të 28-të të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”. Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit t’i kthehet “Zmbaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve. Drejtori i Studio Helix-it, Istref Krasniqi, thotë se edhe përkundër kohës së shkurtër janë bërë përpjekjet maksimale që ky edicion të jetë kthesë në rrugëtimin pozitiv të Festivalit. Në një skenë të veçantë, me zorim e ndriçim profesional edhe në një atmosferë të veçantë organizatori shpreh besimin për një edicion të veçantë, por thotë Krasniqi fjala e profesionistëve do të jetë ajo që do të ia jep vlerësimin “Zambakut…” të sivjetëm. Juria emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit do t’i ndaj tri shpërblime. Kënga të cilës di ti ndahet vendi i parë nga juria, përveç “Zambakut të Argjend” që i takon kompozitorit do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.
Live në kopshtin e Kino Lumëbardhit do të paraqitjen me këtë renditje, këto këngë:
1, “Nuk jam shpirti yt”. Kompozim i Memli Kelmendit e këndon Xhevat Kelmendi.
2. “Flokëzeza”. Kompozim i Irfan Blakqorit e këndon Irfan Blakqori .
3. “Kënga e zemrës”. Kompozim i Veton Perrollit, e këndon dueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;
4. “Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt e këndon Olta Juba;
5. “Sa të kam dashtë”. Kompozim i Nexhat Maculës e këndon Albulena Jashari.
6. “Sen Oldun”. Kompozim i Hisein Kazaz e këndon Tolga Kazaz.
7. “Miris belog Zambaka”. Kompozuar nga Shefqet Hoxha e këndon Shaqir Ahmeti”
8. “O po qan Lulja”, kompozuar nga Ylli Kalaja, këndohet nga Rakipe Karaj;
9. “Malli im”. Kompozim i Isa Jakupit, këndohet nga Ylberina Avdyli
10. “Lem ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, këndohet nga Ilsi Ademi.
11. “I vetmuar jam”. Kompozim i Arsim Kryeziut, këndohet nga Andi Qerreti.
12. “Vera e hidhur”. Kompozim i Edon Ramadanit këndohet nga Denik Prizreni.
13. “Sa të dua o Prizren”. Kompozim i Tomor Berishës, këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;
14 “ Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë”. E ka kompozuar dhe e këndon Artan Bakija./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës