LAJMI I FUNDIT:

Sonte luhet finalja e turneut tradicional në futsall

Sonte luhet finalja e turneut tradicional në futsall

Sonte (e shtunë) do të luhet finalja e madhe e turneut tradicional “Prishtina Tournament”.

Pritjes po i vjen fundi dhe tifozët e dashamirët e futsallit do të shohin sonte finalen e madhe të edicionit të tretë të turneut “Prishtina Tournament”.

Finalja mes ekipeve FC Orient Construction dhe FC Teo pritet të jetë emocionuese, me dy ekipet që do të ndeshen në Pallatinë e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 19:30.


FC Teo

Në parket do të ketë duele të forta ndërmjet lojtarëve më të mirë të Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shfaqë aftësitë e larta të tyre në sportin e futsallit.

Te FC Orienti Construction luajnë emra si Mentor Mejzini, Shefki Kameri, Ylli Mazreku, Jetmir Gashi, Fitim Krasniqi, Ermal Gashi dhe Kenan Orana.

FC Orient Construction

Ndërsa në anën tjetër, te FC Teo në skuadër janë Bajram Ramadani, Ramadan Alaj, Halim Selmani, Jeton Rukovci, Loni Maxharraj, Behar Topalli, Malush Qerimi, Melos Kelmendi dhe Arif Limani.

Interesimi për këtë finale pritet të jetë i madh, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se hyrja do të jetë falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori