LAJMI I FUNDIT:

Sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave sipas zonave dhe numrit të infektuarve me COVID-19

Sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave sipas zonave dhe numrit të infektuarve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, sipas numrit të infektuarve në 100 000 banorë brenda një jave.

Ky kategorizim do të rishikohet më 4 dhjetor 2020, varësisht nga numri i rasteve pozitive në 100 000 banorë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.


Në këtë zonë janë 21 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 15 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna:

Dragashi dhe Novobërda.