Pas muajsh emocionesh, dinamikash të forta dhe diskutimesh të zjarrta në rrjetet sociale, Big Brother VIP Kosova mbërrin sonte në kulmin e tij me finalen e shumëpritur.

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe publiku është vetëm pak orë larg momentit kur do të shpallet fituesi i edicionit të katërt të spektaklit më të ndjekur në vend.


Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, shtëpia ka qenë arenë përballjesh, miqësish, debateve dhe momenteve të paharrueshme që kanë mbajtur të ngërthyer shikuesit para ekranit.

Tani, pesë finalistët e mbetur do të përballen për herë të fundit me votën e publikut, në një natë që pritet të sjellë emocione të forta dhe surpriza deri në sekondat e fundit.

Në garë për çmimin e madh janë Londrimi, Elijona, Klodi, Ludo dhe Hygerta, secili me historinë, strategjinë dhe mbështetjen e vet jashtë shtëpisë.

Secili prej tyre ka ndërtuar një rrugëtim unik brenda lojës, duke fituar simpatinë e një pjese të publikut dhe duke kaluar sfida që i kanë çuar deri në këtë pikë vendimtare.

Sonte, gjithçka vendoset nga vota e shikuesve. Një prej tyre do të ngrejë trofeun e edicionit të katërt dhe do të kurorëzohet fitues i Big Brother VIP Kosova.

Pyetja që mbetet është: kush do ta fitojë zemrën e publikut dhe do të dalë triumfues nga kjo garë e fortë? /Telegrafi/