Ndoshta edhe ju mund ta keni nuhatur që në krye të herës, që në daljet e saj të para në skenat shqiptare! Ka diçka latine që “zien” në gjakun e saj! Jo vetëm lëkura, portreti zeshkan, flokët e errëta apo edhe lëvizjet skenike apo ato në videoklipe që janë tipike të ngjashme me kërcimet e nxehta latine, por vërtet që Soni Malaj është një artiste e tillë, që ritmin dhe këngën e ka në gjak.
Pas “Loca”, hiti që rezultoi një sukses i radhës i këngëtares së njohur, erdhi momenti për një tjetër muzikë për veshin dhe shpirtin. Ngjan, se do të jetë kolona zanore e kësaj vere! Do të dëgjohet në çdo plazh, në çdo disko apo lokal ku veçmas diellit dhe zhegut përvëlues të ditëve të nxehta të këtij sezoni, adrenalina që do të prodhojë ritmi dhe muzika e “En la Intimidad”, do të jetë gjithçka ju duhet për një verë të paharrueshme.
Kënga e re vjen si një bashkëpunim muzikor mes Sonit dhe Jowell, artistit të njohur latin që ka sjellë së fundmi një këngë me J.Balvin, fenomenin absolut të muzikës latine.
Nga sekretet e vogla për një trup perfekt, tek projektet e reja muzikore sërish në tregun latin të muzikës, tek miqësitë e ngushta, dhe historia e dashurisë me Klevin. Disa detaje personale të parrëfyera më parë, vijnë bashkë me këtë intervistë për të mos u humbur për Class!
Kënga juaj e re, është tipike me ritme latine. Është muzikë për veshin dhe shpirtin dhe sjell ritëm për çdokënd që e dëgjon. Si erdhi ky hit i ri?
Ishte një kërkesë e shtëpisë diskografike “Eagles Empire Music”, që unë të përfshihesha në këtë projekt. Pasi unë hodha zërin, materiali muzikor ju paraqit disa këngëtarëve latin dhe në fund u mbyll me Jowell, pasi ai vinte nga një sukses shumë i madh me J.Balvin dhe përshtatej më së miri me materialin.
“En la Intimidad” pritet të jetë kolona zanore e kësaj vere, do të dëgjohet në plazh, në makinë, në night club-e, kudo. Çfarë mendoni se ka ndikuar në suksesin e këtij hiti?
Unë tashmë jam nën menaxhimin e studios diskografike dhe gjëja kryesore që i ka bërë ata të më kërkojnë mua, është zëri dhe pika e fortë timbrika, pra ngjyra e zërit tim. Aty është bazuar çdo gjë dhe ata kanë krijuar një këngë shumë melodike dhe sensuale.
Soni, ndërkohë ju mbyllët një kapitull kërcimi le ta quajmë tek “Dancing with the stars” ku u shpallët edhe fituese. Si është përvoja e kërcimit për ju?
E dashuroj kërcimin dhe është një nga pikat e forta të personalitetit tim artistik. Jam munduar ta perfeksionoj përgjatë viteve të karrierës time dhe të shtyj veten në nivel më të lartë performues. Nuk mund të mungoja në këtë edicion rikthimi, pasi unë kam qenë në edicionin e parë dhe e ndjeja që duhej të isha edhe në këtë edicion special.
Cila është skena e radhës ku do ju shohim duke performuar?
Përveç koncerteve, këtë periudhë kam marrë shumë oferta interesante në fushën e spektaklit, në prezantim, p.sh. e kam provuar si eksperiencë, kur kam prezantuar Festivalin e Fundvitit dhe do e shijoj përsëri në një event të madh dhe shumë prestigjioz. Deri atëherë le ta lëmë surprizë.
Risku më i madh që keni ndërmarrë kohët e fundit?
Së fundmi nuk kam marrë përsipër gjëra të pamenaxhueshme nga unë. Por, po që kam marrë përsipër gjëra të çmendura për hir të karrierës. Ashtu sikurse mora pjesë në Liban, në MTV-në Lindja e Mesme dhe Libani kishte probleme me bombardimet çdo ditë. Madje familja ime asokohe ishte totalisht kundra, por unë i besova instinktit tim, shkova dhe dola me shumë sukses. Pas disa ditësh ndodhen bombardimet në Bejrut.
Personi i parë që telefononi pasi mbaroni një koncert, ose një performancë live?
Mami im, atë marrë të parën. Dhe ndonjëherë kur i del telefoni i zënë, më nervozon se e di që po flet me motrat për performancën time (qesh).
Si e plotëson muzika, çështjen e stilit tek një artist? Veshje? Look-u, etj?
Pamja e jashtme është shumë e rëndësishme, është plotësimi i të gjithë performancës artistike. Unë kam dy njerëz besnikë që merren gjithmonë me mua, stilistin Joni Peçi dhe grimieren Elona Balaj.
Si do ta përshkruaje stilin tënd?
Stili im është mesdhetar i përzier me latino! Ky është stili që më rri më mirë, por nuk kam përjashtuar eksperimentet, si në flokë dhe në veshje dhe të gjithë këtë kënaqësi e shijova në “Dancing with the Stars”, ku unë çdo javë realizoja një karakter, në bazë të disiplinës dhe periudhës që i përkiste kjo disiplinë.
Cili është regjimi yt ushqimor dhe sekreti i të pasurit të linjave perfekte fizike?
Regjimi im ushqimor është i bazuar tek perimet dhe mishi. Nuk e ndaj kurrë aktivitetin fizik dhe konsumimin e ujit. Jam e fiksuar pas fizikut tim, nuk më pëlqen të shëndoshem. Ka periudha që lodhem duke qenë shumë strikte, por e kap veten shpejt dhe e vë në shina.
Si do të përshkruanin miqtë e ngushtë ty?
Shumë pozitive, shumë e qeshur dhe me humor!
A ke një mik/eshë ku “dashuron” të rrëfehesh për gjithçka tënden?
Po kam, por nuk e them se kush është…
Ju tashmë e keni bërë publike historinë e dashurisë me Klevin, por a mendon se të mbajturit të fshehtë të lidhjes së dashurisë, ndihmon në jetëgjatësinë e saj?
Unë nuk kam mbajtur të fshehtë kurrë asgjë. Duke pranuar kështu edhe gjykimet e njerëzve. Unë jetoj për veten dhe nuk ndikohem fare se çfarë mund të thonë njerëzit. Jetën time e di unë më mirë se kushdo.
Cila është darka jote romantike e preferuar?
Darka romantike, është një darkë ku e gjithë vëmendja shkon për partnerin. Në një ambient me muzikë të qetë, ushqim të mirë, verë të mirë dhe shumë humor.
Cilat janë tiparet e mashkullit ideal për ty?
Burri ideal dhe gruaja ideale, janë ata që kanë shumë virtyte, pozitivitet dhe dëshirë për të bërë të lumtur partnerin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët