Sondazhi nga RTV Dukagjini për Gjilanin: Lutfi Haziri 50.9%, Alban Hyseni 43.0%
RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Lutfi Haziri prin me 50.9% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit, para atij të LVV, Alban Hyseni që ka dalë i dyti me 43.0%.
Janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21-28 shtator 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të padeklaruar:
Lutfi Haziri – LDK: 49.6% Alban Hyseni – LVV: 41.9% Leonora Morina - Bunjaku - PDK: 3.6% Nazim Gagica – AAK: 1.8% Nuk e di: 1.8% Refuzon të përgjigjet: 0.7% Lulzim Bexheti: 0.3% Gani Neziri: 0.2% Ardian Foniqi – Vatra: 10.1%.
Me vota të deklaruara, përqindja e qytetarëve ishte si në grafikët e mëposhtëm:
Lutfi Haziri – LDK: 50.9% Alban Hyseni – LVV: 43.0%
































