LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 44% e qytetarëve mendojnë se Gërvalla po e mbron UÇK-në, 21% mendojnë se ajo po e dëmton UÇK-në

Sondazhi nga Pyper: 44% e qytetarëve mendojnë se Gërvalla po e mbron UÇK-në, 21% mendojnë se ajo po e dëmton UÇK-në

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe imazhit të UÇK-së.

Rreth 49% e qytetarëve mendojnë se është propagandë kundër ministres Gërvalla pretendimi se ajo ka deklaruar “pas luftës, ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre”. Mbi 14% e konsiderojnë deklaratë të vërtetë të Gërvallës këtë pohim. Ndërsa pjesa tjetër prej 37% nuk kanë opinion për këtë pyetje.


61% e respodentëve thonë se nuk e kanë ditur se shprehja e mësipërme është e gazetarit zviceran dhe jo e thënë nga Gërvalla. 39% thonë se e kanë ditur që shprehjen e tillë e ka thënë gazetari e jo Gërvalla.

Rreth 44% e qytetarëve mendojnë se ministrja Gërvalla  po e mbron UÇK-në. Rreth 21% mendojnë se Gërvalla po e dëmton UÇK-në. Ndërsa 35% nuk kanë opinion për këtë temë.

39.4% e qytetarëve mendojnë se imazhin e UÇK-së më së shumti po e dëmton propaganda kundër UÇK-së. 36.4% mendojnë se imazhin e UÇK-së po e dëmton Gjykata Speciale. 24.2% nuk kanë opinion për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori