LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer shtyn drejtuesit e Unitedit të mbyllin marrëveshjen për Upamecanon ose Varanen

Solskjaer shtyn drejtuesit e Unitedit të mbyllin marrëveshjen për Upamecanon ose Varanen

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se po shtyn drejtuesit e klubit të mbyllin një marrëveshje për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano ose atë të Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas mediumit britanik The Sun, klauzola e lirimit të Upamencos prej 38 milionë funtesh aktivizohet vetëm në verë.

Dhe nëse Unitedi nuk arrin ta transferojë atë atëherë, ata mund ta kthejnë vëmendjen te qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, gjatë verës.


Raportet spanjolle pretendojnë që fituesi i Kupës së Botës dëshiron të largohet nga Bernabeu, pasi fitoi 17 trofe që nga bashkimi me klubin në vitin 2011.

Kontrata e 27-vjeçarit vazhdon deri në fund të sezonit 2021-22 dhe Reali do të preferonte të shiste mbrojtësin sesa të rrezikonte ta humbte atë falas.

Sidoqoftë, Unitedi ka ndjekur Upamecanon, 22 vjeç, për më shumë se një vit dhe ishin afër marrëveshjes verën e kaluar.

Por ata u tërhoqën kur babai i lojtarit filloi të bënte kërkesa shtesë – duke i hapur derën Liverpoolit për t’u bashkuar në garë.

United ka vazhduar të mbajë shënime për Upamecanon, pavarësisht ftohjes së marrëveshjes në verë, dhe do të shkojë ballë për ballë me Liverpoolin – nëse nuk lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori