LAJMI I FUNDIT:

Sokol Dobruna: Unë e dënova Blerim Kuçin me pushkatim (Video)

Sokol Dobruna: Unë e dënova Blerim Kuçin me pushkatim (Video)

(E ploptësuar) Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale është mohim i shtetit të Kosovës.

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit të Gjykatës Speciale që pretendon të hetojë krimet e supozuara gjatë dhe pasluftës në Kosovë.

Ai gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, themelimin e Gjykatës Speciale e cilëson një padrejtësi të madhe dhe mohim të shtetit të Kosovës nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Determinues sipas tij është brishtësia e shtetit të Kosovës, kur nxjerr në sipërfaqe që një institucion të tillë nuk do ta kishte lejuar të themelohet asnjë shtet tjetër në botë.


Nuk është i sigurt nëse do të bashkëpunojë me këtë institucion, pavarësisht rolit që ka mundur ta ketë Gjykata Ushtarake gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Juristi i cili tanimë është në moshë të shtyer thotë se garanton në pastërtinë e luftës së UÇK-së, por nuk mohon që dikush në emër të luftës çlirimtare të ketë bërë krime.

Ai rrëfen edhe për dënimin me pushkatim të shqiptuar ndaj Blerim Kuçit, ish ministrit dhe ish kryetarit të Suharekës, por komenton edhe lirimin e tij, që sipas Dobrunës, u bë në përputhje me ligjin ushtarak që e aplikonte UÇK-ja.

Dobruna gjatë kësaj interviste thotë se i vjen keq që Gjykata Ushtarake e UÇK-së nuk ka funksionuar edhe pas luftës, sepse, sipas tij, krimet që kanë ngjarë do të ishin minimale.

Në vazhdim e gjeni intervistën e plotë dhënë të mërkurën për Info Magazine të Klan Kosovës.

Info Magazine: Zoti Dobruna nuk keni folur rreth Gjykatës Speciale deri më tani. Përse keni qenë i heshtur?

Dobruna: Nuk më keni parë as nuk më keni dëgjuar, se nuk më ka pyetur askush. Këtu kam ardh si jurist.

Mendoj se një gjykatë e tillë është determinant i gjendjes së tillë në Kosovë, të cilës nuk po i studiohen rrënjët në të gjitha aspektet, sidomos determinant sociologjik të luftës, pasluftës dhe edhe të tjerave.

Ne mendoj se e patëm pas luftën e një populli,e një shteti të vogël se po të mos ishte kështu , mos të kishim qenë të vegjël, me siguri ishte përdor precedenti i pas Luftës së Dytë Botërore.

Në pas Luftën e Dytë Botërore janë bë krime masakra nga pushtet të ndryshme ka bë Stalini,Tita Enveri e ka bo Degolli etj…

Info Magazine: Krahasimi i Kosovës me shtete e mëdha?

Dobruna: Nuk krahasohet është e pakrahasueshme dhe i vetmi shkak që kjo gjykatë po formohet bëhet se po formohet nga një shtet i vogël në të cilën ndikimi numër një e kanë ndërkombëtarët sipas mendimit tim.

Info Magazine: A është një padrejtësi një institucion i tillë për Kosovën?

Dobruna: Jo padrejtësi, por mohim i shtetit të Kosovës , shkelje e Kushtetutës. Kjo është moralisht e palejueshme. Asnjë shtet në botë nuk kishte me leju formimin e Gjykatës ndërkombëtare. Ajo që thonë këta, gjoja do të bëjë koordinimin me ligjet e Kosovës është farsë. Po qe se shkohet me ligjet e Kosovës atëherë s’ka Gjykatë Speciale.

Info Magazine: A ka pasur padrejtësi gjatë periudhës së luftës?

Dobruna: Koncepti UÇK nuk mund të përdoret këtu, por njerëzit nga UÇK. Këtu populli jonë gabon edhe shteti edhe populli edhe ndërkombëtarët shumë, se në Kosovë e patëm një dhunim të një ushtrie po thamë një ushtar i “ filan” shtetit dhunoj një vajzë këtu vërehet vetëdija jonë e të çenurit rob. Unë kam prova ndërkombëtare dhe kombëtare,vendore se unë personalisht kam dorëzua serb në OSBE, sepse nuk kam pranua që robi i luftës të persekutohet e kam dorëzua por si pasojë kemi pas, sa di unë që na i kanë liru edhe neve.

Info Magazine: A garantoni për pastërtinë e UÇK-së?

Dobruna: Pastërtinë e UÇK-së po. Por se ka pas individ që ka devijua si në çdo ushtri devijojnë. Por neve na shihet shumë të për të madhe, se jemi të vegjël.

Krejt jo është pasoj e politikës globale. Se neve në shkollë na kanë mësuar çka është demokracia e unë demokraci në Kosovë nuk po shoh, shkelin ligjet vendorët edhe ndërkombëtarët.

Info Magazine: A ka pasur urdhëresa të shumta në Gjykatën Ushtarake të UÇK-së për pushkatim, a mund të jenë këto objekt për Gjykatën Speciale?

Dobruna: Unë dua të tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi patur Kodin penal të luftës, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e ekzekutimeve penale. Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës.

Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji.

Bile unë i kam thirr prindërit për me pa për herë të fundit, këtë opinioni nuk e di.

Info Magazine: Babën dhe nënën?

Dobruna: Kodi ka qenë i ish-Jugosllavisë i modifikuar për te na. Si jurist me kompetencë ju them se ligjet e Jugosllavisë kanë qenë të mira, por janë aplikua për shqiptarë në mënyrë selektive, negativisht.

Info Magazine: A mund të jenë raste të tilla subjekt për Gjykatën Special, dhe a do të bashkëpunoni ju me të?

Dobruna: Unë përmenda precedentin për me mohua të drejtën e Gjykatës Speciale për me i gjykua këta njerëz dhe kam prova të gjalla njësoj do të ishte “resuidukata” i thonë juristët çështja e zgjidhur, çështja e gjykuar dhe si e tillë Blerim Kuçi nuk ka bazë për me u gjykua sërish.

Kemi pas raste më të lehta. Detyrën në gjykatë e kam marr me 16 dhjetor 1998. Iu kam referu shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë sheh i shërbimit juridik, me dekret të shtabit.

Info Magazine: A do të bashkëpunoni me Gjykatën Speciale nëse ajo formohet?

Dobruna: Duhet me mendu çfarë konotacioni mund të ketë në interesin kombëtar.

Une nuk pajtohem që mos të respektohet precedenti i Luftës së Dytë Botërore. Nëse dikush ka vra një milion e nuk është përgjegj, për çfarë po flasim.

Info Magazine: A do ta njolloste Gjykata Speciale UÇK-në?

Dobruna: Do ta njolloste drejtësinë evropiane, jo UÇK-në. Nëse ata janë jurist nuk do të gjykojnë, nëse ata janë politikanë do të gjykojnë. Ky është vendimi im.

Asnjë jurist që i thotë vetit jurist nuk e merr detyrën e një gjykatësi në këto kushte.

Info Magazine: A ka pas drejtësi selektive?

Dobruna: Jo. Kah kah janari i viti 99 kam pas të bëjë me njerëz të luftës. Krejt çka është vendos në gjykatë ushtarake kam vendos unë. Eprorët nuk kanë pas qasje sepse unë s’kam leju. Ju kam thënë nëse përziheni unë tërhiqem. Njëherë më kanë sjell njeriun i cili e ka pas vetës krejt kryesinë e LDK-së me vete. E kanë sjellë në luftë ju kam thënë a hetohet ai njeri. Jo. Edhe një komandat po ashtu. Nuk e kam leju që me hy në hetime.

Info Magazine: A është përfshi UÇK-ja në vrasjet e pasluftës?

Dobruna: Mund të ketë. Po ato është dashtë na vet,është gabim i joni që se kemi vazhda Gjykatën Ushtarake pas luftës, në fakt është gabim i imi, e pranoj .

Info Magazine: A duhet të hetohen vrasjet e pasluftës?

Dobruna: Nuk e pranoj Gjykatën Speciale. Si qytetar si jurist më duket e pavend, por politika globale e bën të veten. Është krejt e pavend. Të huajt i përzgjedhin njerëzit e vet të dëgjueshëm korruptueshëm servilë dhe që arrijnë qëllimet çdo populli i ka ato, është përgjegjësi e perëndimit çka po ndodh në Kosovë. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Lajme
Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Lajme
Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Lajme
Kalo në kategori