Aktorja e njohur Sofia Vergara, 52 vjeçe, ka ndezur rrjetin me disa fotografi provokuese të publikuara në Instagram, duke sugjeruar se është "single dhe gati për një fillim të ri".

Ylli kolumbian u shfaq ‘topless’, e veshur vetëm me pantallona bikini tanga, ndërsa pozonte në një kolltuk elegant dhe në plazhet tropikale të Karaibeve.


Fotografitë, që nxirrnin në pah format e saj mahnitëse, u shoqëruan me mungesën e dukshme të partnerit të saj, kirurgu Justin Saliman, me të cilin dyshohet se është ndarë në fillim të vjeshtës, shkruan DailyMail.

92699823 14148893 Sofia Vergara has proved that she is single and ready to mingle  a 91 1733152775742

Kjo ndarje duket se ka marrë formë përfundimtare, pasi Sofia nuk e ka përfshirë atë në udhëtimet e saj të fundit, siç kishte bërë më parë.

Aktorja e serialit të famshëm “Modern Family” ka kaluar pushime luksoze në vilën e saj, të njohur si "Casa Chipi Chipi", ku shoqërohej nga miq të afërt, duke lënë pas ngutin dhe stresin e jetës në Los Angeles.

Me stilin e saj të veçantë dhe pamjen mahnitëse, Vergara ka treguar se jeta pas një ndarjeje mund të jetë po aq e bukur dhe plot energji pozitive. /Telegrafi/

92699605 14148893 The cutie from Colombia was also seen in a black two piece while m 22 1733149447194

92700023 14148893 The Modern Family alum was with several male friends Notably abs a 92 1733152775743