Sofia Vergara surprizon fansat me daljen e rrallë publike krah motrës së saj, yllit të “Selling Sunset”

Sofia Vergara, 53 vjeçe, surprizoi fansat duke pozuar rrallë me motrën e saj më të vogël, Sandrën, 37 vjeçe, e cila i është bashkuar kastit të sezonit të ri të “Selling Sunset” në Netflix.
Dyshja mori pjesë në festën Toty në Miami, ku të dyja shkëlqyen me veshje elegante.
Sofia zgjodhi një fustan ngjyrë korali me dekolte të thellë, ndërsa Sandra mahniti me një fustan rozë të zbehtë. “Familje! Vetëm në Miami mund të argëtohesh kaq shumë!”, shkroi aktorja në Instagram.

Në event morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes Vergara dhe miq të afërt. Sandra, e cila është agjente pasurish të paluajtshme dhe aktore, ka marrë pjesë më parë në seriale si The Bold and the Beautiful dhe CSI, shkruan DailyMail.
Edhe pse janë shumë të afërta, Sofia dhe Sandra rrallë shfaqen publikisht bashkë. Në fakt, Sandra është kushërira e Sofias, por u adoptua nga familja e saj kur ishte e vogël.
Roli i saj në “Selling Sunset” është përshëndetur me entuziazëm, ndërsa ajo premtoi “më shumë shkëlqim dhe energji” në sezonin e ri të serialit. /Telegrafi/






























































