LAJMI I FUNDIT:

Snopçe: Nuk mund t’i besojmë kësaj qeverie – Mijallkov del e hy kur të dojë nga shteti

Snopçe: Nuk mund t’i besojmë kësaj qeverie – Mijallkov del e hy kur të dojë nga shteti

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka komentuar programin qeverisës së mandatarit Dimitar Kovaçevski.

Nga foltorja e Kuvendit, Snopçe i propozon Kovaçevskit që të flasë për besimin në Qeveri, pasi siç tha ai, kjo është ajo çfarë i mungon Qeverisë së re.

Mungesën e besimit, siç tha Snopçe, e dëshmon me mbajtjen e ministrave paraprake edhe në Qeverinë e re, të cilët dëshmuan se janë të paaftë për të zgjidhur problem dhe për të bartur përgjegjësi.


“Si e para, ju si mandatar duhet të flisni për besimin në Qeverinë. Besimi në Qeverinë shpërfaqet nëse propozoni kuadro të besueshme. Por ju çfarë propozoni? Ja, për shembull ministrat e BDI-së, të cilët kanë qenë në qeverinë paraprake, vazhdojnë të jenë ministra. Kjo tregon se ata kanë qenë të pagabueshëm, kurse nuk kanë asnjë përgjegjësi për asnjë skandal korrupsioni. Ofroni ministra si zotëri Spasovski, zotëri Mariçiqi, zotëri Nikollovski dhe ministra të tjerë të BDI-së që nuk kanë bartur përgjegjësi për dështimin e tyre. Ne jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, kurse ministri që ishte përgjegjës për të luftuar korrupsionin, vazhdon të jetë ministër në Qeverinë tuaj. Ne dhamë 200 pasaporta për narko-kriminelët që të shëtisin lirshëm duke rrezikuar zonën Shengen.

Kishim skandale të shumta: (Sasho) Mijallkov kur dëshiron hyn, kur dëshiron del nga shteti, ish kryeministri (Nikolla) Gruevski iku, kurse zotëri Spasovski vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme. Ne të gjithë bashkërisht themi se gjyqësori nuk funksionon, se Ligjet nuk zbatohen dhe se kemi pandëshkueshmëri të personave që janë të afërt me Latasin. Këtë e tha edhe presidenti para vitit të ri, ndërkaq Mariçiqi vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë. Zotëri mandatar, kështu nuk fitohet besimi”, tha mes tjerash Snopçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori