Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe CID Tirana sjellin edicionin e parë të “Smart Film Awards”, garës unike të filmave me metrazh të shkurtër (deri në 5 minuta) të cilët pasqyrojnë jetën e ndërmarrësve të rinj në Shqipëri dhe Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit regjional të inovacionit dhe mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë.
Deri më 15 prill është e hapur thirrja për regjistrim në edicionin e parë të Smart Film Awards. Të rinjë e talentuar 16-35 vjeç të cilët aspirojnë industrinë e filmit dhe kanë ide për krijimin e projekteve filmike me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrësve të rinj, ftohen të regjistrohen në këtë aktivitet me karakter garues, dhe të kualifikohen për shpërblimet e shumta që ofrohen.
Thirrja për aplikim është e hapur për shtatas të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa projektet filmike duhet të jenë në gjuhën shqipe, angleze apo serbe (titrat në anglisht janë të domosdoshme). Formati i filmit duhet të jetë MP4, ndërsa për t’u regjistruar një ekip duhet të ketë së paku dy anëtarë. Të gjithë të interesuar duhet të regjistrohen duke hapur llogari: KËTU. E njejta llogari shërben për të ngarkuar projektin final. Projektet finale duhet të ngarkohen në platformë më së largu deri më 15 maj 2018 (një muaj nga data e regjistrimit të ekipeve).
Për të gjithë të regjistruarit, organizatorët do të ofrojnë punëtori profesionale prej pre-produksion deri në post-produksion. Punëtoritë të cilat do të mbahen në Tiranë dhe Prishtinë do të mbulojnë krijimin e tregimit, protagonistët, skenarin, kthesat dramaturgjike, “storyboard”, tranzicionet, skenografinë, krijimin e ekipit, gjetjen e lokacioneve si dhe zhvillimin estetik të filmit. Pjesëmarrësit në punëtori po ashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në ushtrimeve, të cilat do të mbulojnë xhirimin, planifikimin, editimin, titrimin, editimin dhe eksportin.
Në ceremoninë e cila pritet të organizohet në fund të muajit maj në Tiranë, përveq transmetimit të të gjithë filmave pjesëmarrës, juria profesionale (e cila pritet të publikohet së shpejti) do të përzgjedh tri projektet fituese të edicionit të parë. Vendi i tretë do të shpërblehet me 1,000 euro, vendi i dytë me 2,000 euro, ndërsa vendi i parë do të jetë fitues i shpërblimit prej 3,000 euro. Po ashtu do të ketë bursa për trajnime profesional në fushën e filmit, promovim si dhe mundësi për pjesëmarrje në festivalet e filmit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Për Migjenin...

Prizreni ruan monedhat ilire

Pantomima

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Babai im gjeni, një fëmijë yll: Çmimi i famës dhe traumat e fëmijërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës