Fabrika “Kopitarna” nga Sevnica e Sllovenisë që merret me prodhimin e pantoflave, ka befasuar blerësit me linjën e pantoflave të cilat i ka quajtur “Shtëpia e Bardhë”, duke aluduar në Melania Trump, që është e lindur në këtë qytet slloven.

Mediat sllovene shkruajnë se fabrika “Kopitarne”, këtë linjë ekskluzive të pantoflave ia ka dërguar një palë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


2 198

Koleksionin e pantoflave elegante i ka dizajnuar Maja Shtamol, ndërsa një palë i janë dërguar Melania Trumpit, pasi që ky prodhues shpreson që Zona e Parë do t’i shfrytëzojë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/