“Prishtina Pride” përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se sot në Prishtinë hapet Java e Krenarisë, ku pjesëmarrës do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Në komunikatë thuhet se Java e Krenarisë synon të ngrisë vetëdijen kolektive mbi orientimet seksuale dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë”.
Në njoftim thuhet se, për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm në mënyrë sistematike, mospranimit e përjashtimit nga familja, shoqëria dhe shteti, personat LGBTQI+ përballen me një nivel të lartë të ankthit, stresit e depresionit në baza ditore.
“Si pasojë e krejt kësaj, mirëqenia emocionale, psikike dhe fizike është në gjendje shqetësuese. Shëndeti mendor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe mbështetja e përhershme profesionale si dhe dashuria e pakushtëzume është më se e nevojshme për personat LGBTQI+ në Kosovë.
Tutje, shteti vazhdon të mos ofrojë mbështetje institucionale adekuate për personat LGBTQI+ duke iu larguar përgjegjësisë që e ka në lidhje me këtë çështje dhe këtë grup shoqëror”, vijon komunikata.
“Për të mbështetur të gjithë që janë duke u përballur me nivele të larta të stresit, ankthit, depresionit dhe problemeve të tjera të shëndetit mendor, edicioni i shtatë i Javës së Krenarisë, do të fokusohet në shëndetin mendor të personave LGBTQI+.
Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe
ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, bëhet e ditur në njoftim.
Në fund të reagimit thuhet se, mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes tonë. Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës

Familjarët nuk mund t’i vizitojnë të lënduarit, por Mickoski po: I kam respektuar të gjitha protokollet

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Dy të plagosurit në Veternik ndodhen në mjekim intensiv - gjendja e tyre është e rëndë

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

PDK bën homazhe te arkivoli i Haxhi Thaçit, Krasniqi: Mungesa e Hashim Thaçit e paarsyeshme dhe e papranueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren