LAJMI I FUNDIT:

Skype blen kompaninë konkurrente Qik

Skype blen kompaninë konkurrente Qik

Skype ka paralajmëruar blerjen e një prej konkurrentëve më të mëdhenj në fushën e video komunikimit në pajisjet mobile.

Skype ka njoftuar se ka blerë kompaninë Qik, e cila më e njohura për zgjidhjet e saj për video komunikim në telefonat të mençur celularë – smartphones.


Qik ka 60 të punësuar, zyrën qendrore e ka në Redwood City në Kaliforni, gjersa ka edhe zyra në Moskë. Tani për tani përfaqësuesit e Skype nuk kanë publikuar shumë të dhëna në lidhje me këtë blerje, kështu që nuk dihet se sa para ka dhënë kompania për Qik, mirëpo sipas supozimeve jozyrtare bëhet fjalë për rreth 100 milionë dollarë.

E tërë puna rreth marrjes përsipër të Qik do të duhej të kryhej gjatë këtij muaji. /Telegrafi/