Skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti në tregun e transferimeve deri më tani

Gjatë kësaj vere lëvizjet në tregun e transferimeve kanë qenë të shumta ndërsa shifrat e shpenzuara shumë të larta.
Pak ditë më parë Manchester United bëri blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit duke transferuar në Old Trafford, Paul Pogba për plot 105 milionë euro, megjithatë nuk janë Djajtë e Kuq klubi që kanë shpenzuar më shumë para deri tani në transferimet, por kushërinjtë e të njëjtit qytet.
Me 190,1 milionë euro të shpenzuara në merkato Manchester City i Pep Guardiolës është klubi që ka bërë transferimet më të shtrenjta në këtë merkato, me synimin për të përforcuar sa më shumë grupin aktual të lojtarëve.
Citiziens kanë shtuar radhët me tetë lojtarë dhe blerja më e shtrenjtë është ajo e mbrojtësit John Stones për 55 milionë euro nga Evertoni. Leroy Sane është një tjetër lojtar që u ka kushtuar shtrenjtë arkave të City-it, plot 50 milionë Euro, ndërsa kartoni i brazilianit Gabriel Jesus i kushtoi skuadrës angleze 32 milionë Euro, por 19-vjeçari do ti bashkohet skuadrës së Guardiolës vetëm në muajin Janar.
Një tjetër emër i rëndësishëm i afruar te Manchester City është Ilkay Gundogan për të cilin Citiziens shpenzuan 26 milionë euro. Në vendin e dytë përsa i përket klubeve që kanë shpenzuar më shumë në tregun e transferimeve pozicionohet me të drejtë Manchester United.
Drejtuesit e Djajve të Kuq për t’i vënë në dispozicion trajnerit Jose Mourinho lojtarë të tillë si Paul Pogba, Eric Bailly apo Henrik Mkhitarayan kanë nxjerrë nga arkat e klubit shumën e 185 milionë eurove. Pas dy skuadrave të Manchesterit është Juventusi që pozicionohet në shkallën më të ulët të podiumit pasi bardhezinjtë janë klubi i tretë që kanë shpenzuar më shumë para në merkato.
157 milionë Euro është shifra e harxhuar nga piemontezët në këtë merkato për të të transferuar në Torino shtatë lojtarë. Vetëm, kartoni i Higuain i kushtoi Juves 90 milionë euro ndërsa blerje të rëndësishme mund të konsiderohen edhe ato të Miralem Pjanic dhe Marko Pjacas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës