LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e mëdha italiane vazhdojnë të interesohen për Boagn

Skuadrat e mëdha italiane vazhdojnë të interesohen për Boagn

Jeremie Boga ka shpërthyer edicionin e kaluar në Serie A duke bërë ndeshje të mëdha, kryesisht ndaj ekipeve ‘big’ në Itali.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Sassulos për vetëm tre milionë euro në vitin 2018, ndërsa vlera e tij tani sillet rreth 30 milionë.

24-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur paraqitje të mira dhe mediat italiane kanë raportuar se ai mbetet nën orbitën e ekipeve të mëdha nga Serie A.


Mediumi italian Calciomercato ka shkruar se janë pesë skuadra të mëdha në garë për transferimin e sulmuesit anësorë.

Juventus,Roma, Milan, Napoli dhe Atalanta janë ekipet që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Boga ka mundur të largohet verën e vitit të kaluar nga Sassuolo, pasi kishte oferta, por asnjëra nuk i përmbushte kërkesat e klubit që sillen rreth 30 milionë euro.

Klubet e mëdha kanë hezituar të shpenzojnë shumë dhe kësisoj në verën e këtij viti pritet një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Ish-lojtari i Chelsea, Rennes dhe Granada, në 16 paraqitje këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori