LAJMI I FUNDIT:

Skriniar i befasuar me largimin e Contes, por thotë se ai do të mbetet te Interi

Skriniar i befasuar me largimin e Contes, por thotë se ai do të mbetet te Interi

Milan Skriniar ka treguar se është i befasuar që Antonio Conte u largua nga Interi, por këmbëngul se ai dëshiron të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Conte u largua nga Nerazzurrët pasi solli titullin e Serie A në Meazza për herë të parë në 11 vite.

Ky largim i Contes ka befasuar të gjithë dhe njëri nga ta padyshim se është mbrojtësi sllovak Skriniar.


Conte me mesazh të gjatë pas largimit nga Interi: Çfarë udhëtimi, faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur
Lexo po ashtu Conte me mesazh të gjatë pas largimit nga Interi: Çfarë udhëtimi, faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur

“Largimi i Contes ishte befasues për të gjithë ne, është e pamundur ta mohosh atë”, ka thënë fillimisht Skriniar në një konferencë shtypi me ekipin kombëtar të Sllovakisë.

“E kuptova nga media dhe nuk kam më shumë informacion, jam kurioz të di se çfarë do të ndodhë tani”.

Sidoqoftë, 26-vjeçari nuk dëshiron të ndjekë hapat e ish-trajnerit të tij.

“Unë e kam thënë këtë në të kaluarën, unë dua të qëndroj në Inter dhe të mbroj titullin. Nuk jam duke ndjekur thashethemet e transferimeve”.

“Ishte një ndjenjë e shkëlqyer për të fituar Scudetton, një ndjenjë joreale. E mendova kur festuam para tifozëve tanë”.

“Është një sukses i madh edhe për Sllovakinë, unë jam krenar që jam sllovak, ishte një udhëtim i gjatë dhe emocionues”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori