Skocia është bërë kombi i parë që i bën produktet e ciklit menstrual falas për të gjithë.
Anëtarët e Parlamentit Skocez (PMM), kaluan projekt-ligjin e produkteve të ciklit menstrual, unanimisht të martën, pas prezantimit të tij të parë në 2017.
Produktet nuk do të jenë falas botërisht. Vetëm ligjërisht duhet të vihen në dispozicion falas për njerëzit që kanë nevojë për to, ndërsa kompensojnë ofruesit. Është vlerësuar se skema do të kushtojë rreth 24 milionë funte në vit (27 milionë euro).
Legjislacioni gjithashtu detyron universitetet, shkollat e mesme dhe kolegjet të bëjnë produktet të disponueshme në të gjitha tualetet përkatëse, ndërsa lejon ministrat të caktojnë institucione të tjera publike – të tilla si farmacitë ose qendrat e komunitetit – për të ofruar produktet.
Monica Lennon, e cila prezantoi ligjin, i tha The Guardian se ishte një ditë krenare për Skocinë: “Disa vjet më parë nuk kishte pasur kurrë një diskutim të hapur të menstruacioneve në parlament dhe tani ai është rrjedha kryesore. Kjo do të sjellë një ndryshim masiv në jetën e grave dhe vajzave dhe të gjithëve që kanë menstruacione”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Se sa tradhtar është partneri juaj e tregon horoskopi!
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm