S'kishte ndeshje, por 130 mijë tifozë të Atletico Nacionalit dolën në stadium për nderë të Chapecoenses (Video/Foto)

130 mijë tifozë të skuadrës kolumbiane Atletico Nacional janë mbledhur në stadiumin e tyre brenda dhe jashtë për të nderuar klubin brazilian Chapecoense pas aksidentit tragjik ajror.

Atletico Nacional do të ishte kundërshtar i Chapecoenses në duelin e parë final në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut që do të duhej zhvilluar sonte mbrëma pikërisht në Medellin.

Por, pas aksidentit ajror ku u shua klubi i Chapecoenses dhe e gjithë skuadra e parë me 19 lojtarë që ndërruan jetë, atëherë finalja natyrisht se nuk do të zhvillohej, shkruan Telegrafi.
Me këtë rast, tifozë të shumtë të Atletico Nacionalit kanë dalë në stadiumin e tyre për të shprehur përkrahjen për klubin brazilian, ku madje edhe kënduan këngën e tyre në përkrahje të klubit që ishte kundërshtar i tyre i finaleve: “Vamos Chape, Vamos Chape”.

Atletico Nacional ditë më parë po ashtu kërkoi që t’i jepej tituli i Kupës së Amerikës së Jugut klubit Chapecoense në shenjë nderi dhe respekti edhe pse finalja nuk është zhvilluar dhe rrjedhimisht trofeu do t’i takonte Atletico Nacionalit. Këta të fundit nuk e kanë pranuar trofeun dhe duan që ai t’i jepet skuadrës braziliane që u përball me aksidentin ajror para arritjes në Medellin. /Telegrafi/
https://twitter.com/photosofootball/status/804285680922853377
https://twitter.com/BrazilStats2/status/804292460436406277
https://twitter.com/BigSportGB/status/804297749046792192





















































