Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Ndonëse në një situatë të vështirë, ai nuk ka ndaluar së publikuari projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme.


I njëjti së fundmi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram ka bërë të ditur se ka gati projektet për sezonin veror.

sk Skerdi (Foto: Instagram)

“Projektet për sezonin veror janë gati”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Ndërkohë që, të shumta kanë qenë reagimet pozitive të fansave - pasi vetëm në Instagram numëron mbi 57 mijë njerëz.

"Vaj" përndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Skerdi në bashkëpunim me reperin e njohur Elinel.

Ky bashkëpunim i tyre u prit shumë mirë nga publiku dhe ka arritur të grumbullojë mbi 700 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/