Skerdi dhe Vesa martohen së shpejti

Reperi nga Shqipëria, Skerdi, dhe prezantuesja nga Kosova, Vesa Rama, ditë më parë bënë të ditur se po bëhen prindër për herë të parë.
Çifti, të cilët u fejuan në fillim të këtij viti, së shpejti duket se do bëjnë edhe dasmë.
Kjo u bë e ditur nga vet reperi, teksa ka ndarë me fansat disa pamje nga ceremonia e tyre, e cila do të zhvillohet në Shqipëri.
"Së shpejti", ka shkruar ai krahas këtyre postimeve.
Krahas kësaj, Skerdi edhe këtë vit solli projekte tejet të suksesshme, që u mirëpritën nga publiku.
Ai po ashtu është mjaft i kërkuar edhe në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































