Këngëtarët Samanta Karavella dhe Skerdi Ago ditën e sotme (e martë) do të lansojnë këngën e re.

“N.K.N” mban titullin projekti i dyshes së famshme, i cili vjen i kompletuar nga ana vizuale sot në orën 18:00.


Lajmin e kanë njoftuar të dy artistët dhe kanë ndarë në rrjetet sociale pamje nga klipi i tyre i ri.

Screenshot 4 5 Samanta Karavella (Foto: Instagram)

“N.KN, ora 18:00”, ka shkruar Samanta duke treguar se ka punuar me producentin Bing Bang, teksa nuk ka harruar të etiketojë edhe ata që janë kujdesur për pamjen e saj.

Videoklipin ndërkohë edhe këtë herë ia ka besuar produksionit “Max Productional”.

Në bazë të reagimeve që ka marrë në postim, kënga duket se mezi po pritet edhe nga fansat e tyre.

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i dyshes së njohur që besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/