LAJMI I FUNDIT:

Skepticizëm nëse takimi i 26 qershorit Kurti-Vuçiq mund të prodhojë ndonjë rezultat

Skepticizëm nëse takimi i 26 qershorit Kurti-Vuçiq mund të prodhojë ndonjë rezultat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet në takohen në Bruksel më 26 qershor, në kuadër në dialogut.

Këtë takim e ka komentuat politologu, Fidaj Ukaj, i cili, ka thënë se do të jetë takim pa rezultat.

Sipas Ukajt, ky takim do të shfrytëzohet prapë nga Serbia si mundësi për propagandën e tyre.


“Prapë do të jetë një takim sa për sy e qafe. Me dëshmua para faktorit ndërkombëtarë se jemi të gatshme për takim, por që do të ketë rezultat. Po ashtu do të jetë një mundësi për Serbinë me shfaqë prapë propagandë e saj, duke akuzuar Kosovën dhe në anën tjetër duke provuar të paraqitet si bashkëpunuese ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtarë, për tu takuar me palën kosovare”, ka thënë Ukaj, në RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, Ukaj e ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se e ka bllokuar procesin e dialogut, duke u fokusuar vetëm në çështjen e Asociacionit, e jo në çështje të tjera.

“Lajçak, po insiston një kërkese që ka qen e vazhdueshme në adresë të Kosovës, në aktor vitet e fundit sa është ia ndihmues i dialogut. Po e bllokojnë procesin dhe pikërisht për këtu arsye, puna dhe angazhimi i Lajçaku vetëm ndihmën dhe facilitim nuk ka qenë. Por ka qenë dështim dhe bllokim i procesit dialogues”, ka shtuar Ukaj.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Dukagjinin ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa, nga BE-ja ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori