LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj gjatë këtij viti ka ndarë 140 mijë euro për subvencione në bujqësi

Skenderaj gjatë këtij viti ka ndarë 140 mijë euro për subvencione në bujqësi

Në një ceremoni të organizuar me rastin e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për fermerët e Komunës së Skenderajt, ku po merrte pjesë edhe kryetari Bekim Jashari, janë nënshkruar kontratat në mes të bujqve përfitues dhe Komunës së Skenderajt, në kuadër të subvencioneve dhe mbështetjes direkte për fermerët që kanë aplikuar në thirrjen për subvencione.

Kryetari Jashari duke i uruar të gjithë fermerët përfitues, ka thënë se bujqësia mbetet një nga prioritetet e qeverisë lokale, si një prej sektorëve më të rëndësishëm që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka njoftuar se janë 140 mijë euro subvencione që janë shpërndarë vetëm këtë vit për bujqësinë.


“Duke bërë shpërndarjen e mjeteve bujqësore në kuadër të mbështetjes direkte për fermerët e vyeshëm që e duan punën, e prej të cilës krijojnë të ardhura, ne jo vetëm që e përmbushim obligimin për të zhvilluar bujqësinë, por edhe po ndjekim shembujt e suksesshëm, duke rritur vendet e punës dhe prodhimin. Ndarja e sotme e 30 motokultivatorëve dhe 40 makinave mjelëse, është tjetër dëshmi e përkushtimit tonë që bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, ta fuqizojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë kryetari Jashari.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se falë përkushtimit të kryetarit Jashari dhe nënkryetarit Lushtaku, po arrihet që nga viti në vit të ketë rritje të mbështetjes për bujqit e komunës sonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori