Skena të tmerrshme në Turqi: Gjyqtari goditet me grusht në fytyrë pas përfundimit të ndeshjes

Gjyqtari turk, Halil Umut Meler, është sulmuar pas përfundimit të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Rizespor.
Me të përfunduar ndeshja, Meler u godit me grushte në fytyrë dhe pamjet tregojnë se si ai ishte duke bërë përpjekje për të mbrojtur fytyrën.
Ai u rrëzua në tokë nga grushti që mori dhe një tjetër person e goditi atë në kokë gjatë kohës sa ishte i shtrirë në fushë.
Reagimi i sigurimit ishte i vonshëm pasi Meler tashmë kishte pësuar një lëndim të rëndë në sy.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur ai po transportohej në një spital lokal për të marrë tretmanin e duhur mjekësor./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































