Lidhur këmbë e duar me pranga dhe çarçafë pas hekurave të krevatit të qelisë. Pamjet tronditëse nga një prej dhomave të izolimit të institucionit të ekzekutimeve penale, i cili njihet ndryshe si burgu 313 në Tiranë, solli sot emisioni “Fiks fare”.
Kamera e “Fiks fare” është futur në ambientet e izolimit të këtij burgu për të treguar se çfarë ndodh brenda mureve të tij. Një i paraburgosur, pjesë e komunitetit rom, i cili është në gjykim për shfrytëzim prostitucioni, me probleme të shëndetit mendor lidhet këmbë e duar në dhomën e izolimit.
Dhoma e izolimit ka dy krevate të stilit marinar dhe në njërin prej tyre, në katin e parë mbahet i lidhur nga duart me pranga dhe nga këmbët me çarçafë i paraburgosuri. Ajo nuk është e izoluar apo e veshur me sfungjer siç e parashikon ligji për të ruajtur jetën e të dënuarit që mbahet i izoluar.
Në pamjet filmike të transmetuara në Fiks fare duket qartë se i paraburgosuri është i lidhur te duart me pranga dhe këmbët i ka të lidhura me çarçafë te hekurat e krevatit. Gjatë kohës që qëndron i lidhur në dhomën e izolimit shefi i policisë së burgut, Ferit Mici e kërcënon se përveç lidhjes dhe prangosjes do t’i vendosë edhe skafandër në kokë.
Nga biseda mes të paraburgosurit dhe shefit të policisë së IEPV 313 kuptohet se ka ndodhur një rrahje mes tij dhe shokut të qelisë. Shoku i qelisë pas rrahjes ka përfunduar në spitalin e burgut, ndërsa i paraburgosuri tjetër në dhomën e izolimit. Gjatë filmimeve që transmetoi Fiks fare, dallohet qartë se i paraburgosuri bërtet gjatë gjthë kohës dhe rënkon nga dhimbjet, kërkon që të zgjidhet dhe t’i hiqen prangat. Shefi i polisicë së burgut 313 në bashkëbisedim me të paraburgosurin i kërkon të pushojë së rënkuari duke e kërcënuar se do ta lidhte me fasheta plastike dhe do t’i vinte skafandër në kokë.
I paraburgosuri i kërkon t’i hiqen prangat nga duart se është i operuar dhe ndjen dhimbje. Shefi i policisë nuk e dëgjon por i tregon se ai është duke zbatuar ligjin, pasi sipas tij prangosja e duarve dhe lidhja e këmbëve parashikohet në rregulloren e burgut.
Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendore, i paraburgosuri i kërkon shefit të policisë që t’i tregojë se cili është ligji që e ndëshkon në këtë mënyrë , pasi ai njeh vetëm rregulloren ku thuhet se nëse shkel rregulloren futesh në dhomë të izolimit, por jo të lidhesh duar e këmbë. Gjatë këtij filmimi, shfaqet një moment ku shefi i policisë pi dhe një cigare ndërkohë që i paraburgosuri është duke rënkuar për dhimbjet që ndjen.
Pas bisedës së gjatë midis të dyve, shefi i policisë vendos ta lirojë e ofendon duke e quajtur “ mostra e ligësisë dhe e të gjithave të këqijave”, e kërcënon se: ”do të nxij me skafandër në kokë për 20 ditë, do të nxjerr 20 ditë jashtë dhe sërisht do të nxij me skafandër për 20 ditë të tjera prapë”.
Kur i paraburgosuri kërkon ta pyesi se pse është zënë, shefi i policisë reagon se nuk i intereson fare pasi ka njerëz që paguhen për ta bërë atë punë.
Rregullorja e burgjeve në nenin 123 pika 5 ndalon përdorimin e mjeteve të kufizimit fizik më gjatë se sa është e nevojshme. Ndalon përdorimin e zinxhirëvë dhe hekurave. Për këtë rast gazetarët e Fiks fare iu drejtuan Avokatit të Popullit ku ndihmëskomisioneri i këtij institucioni, Alfred KOÇIBASHI u shpreh qartë se as ne rregulloren e burgjeve por edhe ne ligjin për trajtimin e të dënuarve apo të paraburgosurve nuk mund të penalizohet njeri me veçim fizik dhe prangosje apo lidhje.Ai shpjegon qartë se çdo ndëshkim që merret kundrejt të paraburgosurve apo të dënuarëve në institucionet e vuajtjes së dënimin përbën vepër penale.
Policët e burgut 313 pa uniforma, drejtori i burgut presion për të blerë uniforma të reja
Të gjithë punonjësit e policisë së IEPV 313 por edhe të burgjeve të tjera të Shqipërisë prej shumë vitesh vuajnë mungesën e uniformave. Edhe pse rregullorja e punës së tyre parashikon që shteti duhet t’i pajisë me uniforma dy herë në vit, policët e burgjeve e blejnë vetë uniformën me shpenzimet e tyre.
Në rreshtoren që u bëhet punonjësve të policisë së IEPV 313 në Tiranë, në ambjentet e brendshme të burgut, drejtori i burgut zoti Qazim Hoxha dhe shefi i komanduar i policisë së burgut, z.Hasan Ajazi, u kërkojnë llogari policëve se përse nuk e kanë në rregull uniformën, madje u kërkojnë që rrobat që blejnë të jenë pjesë të uniformës.
Vetë uniforma e policisë së burgjeve kushton 10 mijë lekë të reja nëse blihet dhe këtë shpenzim policët e burgjeve e mbulojnë me paratë e tyre.
“Blini uniformat dhe mbajini se do ju filmojnë apo fotografojnë me uniforma lara lara” u thotë shefi i komanduar i policisë në këtë institucion. Policët e burgut 313 kthejnë dietat sepse shteti nuk ka para për transportin e tyre
Ne shkurt të 2015 IEPV 313 në Tiranë iu nënshtrua një rikonstruktimi dhe stafi i tij u trasferua në burgun e Fierit.
Policët që shkonin nga Tirana në Fier duhet të merrnin dietat prej 1500 lekësh të reja në ditë.
Fillimisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kontaktoi një autobus për transportin e policëve dhe punonjësit e policisë nga dieta e tyre ditore 500 lekë në ditë ia kthyen drejtorisë për të paguar autobusin.
Nga muaji Shkurt 2015 deri në muajin Maj 2015 policët e IEPV 313 morën nga 10 mijë lekë dietë në ditë , pasi 500 lekë ua mbajtën për të paguar autobuzin që i trasportonte policët.
Në qershor u bë tenderi për transportin e policive nga Tirana në Fier dhe si drejtori ashtu edhe shefi i policisë u kërkojnë policave të kthejnë edhe atë 1000 lekësh që morën si dietë.
Kjo pasi më këtë duhët të paguhen pjeset e tjera të mbetura, rreth 3 muaj.
Në pamje duket qartë se policët rreshtohen duke u njoftuar një për një për kthimin mbrapa të dietës prej 1000 lekësh. Ata refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë pasi kërkonin që të informoheshin që në fillim.
Njëri prej tyre shprehet: “ Cfarë lekësh kërkon o shef unë nuk kam lekë të mbaj fëmijët me bukë, është bërë për t’u lënë fare edhe kjo punë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mucunski: Nuk pres që rezoluta në OKB të ketë pasoja në rrugën tonë drejt BE-së

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

AGK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të fotoreporterit Alban Bujari

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet