Skandali i standardeve të dyfishta: Ushqim kualitativ për Perëndimin, ushqim i keq për Evropën Qendrore dhe Lindore!
Liderët e katër vendeve të Evropës Qendrore do të takohen gjatë javës së ardhshme në Bratislavë, për t’i bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime kundër kompanive ushqimore që po u shesin ushqim të keq shteteve anëtare më të varfra.
“Në këtë samit të veçantë do të kërkohet nga Komisioni të ndërmarrë veprime ligjore kundër praktikave të tilla… që po i mundon njerëzit dhe po krijon dy kategori të njerëzve”, ka deklaruar kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se rreth kësaj çështje do të diskutojë në Varshavë me krerët e grupit të Vishegradit, në të cilën bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.
Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve dhe disa qeveri janë ankuar se disa prodhues të ushqimit po përdorin përbërës më të lirë për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, për dallim nga ato që shiten në Gjermani dhe Austri. Një praktikë e tillë është duke u lejuar aktualisht, për shkak se BE-ja kërkon që në paketim të shtypen të gjithë përbërësit.
Ministria e Bujqësisë së Sllovakisë, gjatë javës së kaluar ka prezantuar testet laboratorike që tregojnë se gjysma e 22 produkteve të blera në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, kanë dalluar në shije, pamje dhe përbërës, nga produktet e njëjta që janë blerë përtej kufirit në dy qytetet austriake.
Ministri çek i Bujqësisë, Marian Jurecka, deklaroi gjatë javës së kaluar se si qytetarët janë lodhur të qenit “kontejneri i mbeturinave të Evropës”, derisa shefi i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, i ka quajtur standardet e dyfishta në cilësi “si skandalin më të madh të historisë së kohëve të fundit”.
Konsumatorët në Evropën Qendrore dhe Lindore, i kishin pranuar shpejt markat perëndimore pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Prodhuesit pohojnë se përbërësit e produkteve ndryshojnë për të plotësuar shijet e banorëve lokalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi