LAJMI I FUNDIT:

S’ka takim trepalësh në Bruksel

S’ka takim trepalësh në Bruksel

Të hënën në Bruksel janë zhvilluar disa takime të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, me përfaqësuesin e BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak. 

Korrespodentja e televizionit publiknë Bruksel, Gjeraqina Tuhina, tha se ekipi i kabinetit të Miroslav Lajçakut po bënë gjithçka që të realizohet takimi trepalësh, por që pala serbe ka kushtëzuar këtë takim.

Tutje ajo shtoi se pala serbe ka kërkuar të bisedohet për asociacionin e komunave serbe kurse pala kosovare ka refuzuar atë, transmeton Telegrafi.


“Bëhet fjala për dy raunde të takimeve të ndara që kanë pasur delegacioni kosovar dhe delegacioni evropian, dhe në anën tjetër delegacioni i Serbisë gjithashtu me delegacionin evropian.
Gjithçka po bëhet nga ana e kabinetit të Miroslav Lajçakut në mënyrë që të realizohet takimi tre palësh, ku në të njëjtën tryezë do të uleshin kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ai i Serbisë, Petar Petkoviq, dhe Miroslav Lajçak. Por, të pakta janë gjasat që të realizohet ky takim sot, për shkak se Serbia ka kushtëzuar këtë takim me hapjen e temës së asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ndërkaq, delegacioni i Kosovës ka ardhur këtu me një numër ekspertësh dhe ata po diskutojnë me palën evropiane por që refuzojnë të flasin për asociacionin”, tha ajo në rtk.

Qeveria e Kosovës në disa raste ka thënë se nuk do të themelojë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori