LAJMI I FUNDIT:

(S’)ka nevojë për mësimin mbi fetë në shkolla (Video)

(S’)ka nevojë për mësimin mbi fetë në shkolla (Video)

Debati për futjen e mësimit fetar në shkollat kosovare, kishte ngecur për disa vjet. Kohëve të fundit kjo çështje është riaktualizuar, pas idesë së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të sistemuar lëndën mbi fetë në shkollat e Shqipërisë, e cila ide u mbështet edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi.

Megjithëkëtë, bashkësitë fetare kanë mendime të ndryshme. Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, Sabri Bajgora, thotë se e mbështesin këtë iniciativë. Ai thotë se po të ishte aprovuar më herët futja në shkolla e lëndës mbi fetë, do ta zvogëlonte numrin e njerëzve që shkojnë në Siri dhe Irak.

Ndërkaq, nga Ipeshkvia e Kosovës thonë se edukimi fetar duhet të bëhet në kisha e xhamia, ndërsa mësimi mbi fetë, tolerancën dhe bashkëjetesën të bëhet në kuadër të arsimit publik.

Kundër mësimit fetar është shprehur Kisha Protestante në Kosovë./Gazeta Tribuna/