LAJMI I FUNDIT:

S’ka buxhet për ta luftuar krimin

S’ka buxhet për ta luftuar krimin

Forcimi i sundimit të ligjit vazhdon të mbetet retorika kryesore e udhëheqësve të institucioneve në Kosovë, ndërsa mbështetja financiare për organet e drejtësisë është larg nevojave të tyre.

Ndonëse në kërkesat, të drejtuara Ministrisë së Financave, kanë kërkuar rritje të buxhetit për vitin e ardhshëm, institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë Prokuroria e Shtetit, edhe gjatë vitit 2017 do të kenë buxhet të limituar.

Kjo për arsye se Ministria e Financave ka paraparë që të ndajë buxhet të përgjysmuar kundrejt kërkesave të tyre, edhe pse gjatë dëgjimit publik për Projektbuxhetin e vitit 2017 ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte bërë të ditur se “i kanë adresuar plotësisht nevojat të cilat i kanë organet e drejtësisë, në mënyrë që të krijohen kapacitete për sundimin e ligjit në Kosovë”.


Prokuroria e Shtetit, që është organi kryesor i ndjekjes penale në vend, edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë mungesë të mjeteve financiare. Kjo për arsye se Ministria e Financave nuk ua ka aprovuar kërkesën e tyre për rritje të buxhetit.

Sipas Hekrem Lutfiut, nga Këshilli Prokurorial, buxheti i paraparë për vitin 2017 nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori