Forumi për Zhvillim Ekonomik i Shqiptarëve në Serbi po kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë që të merren vesh që traseja e autostradës të kalojë nëpër pjesën e Gollakut dhe të depërtojë në Medvegjë. Por, për Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës projekti ka përfunduar dhe krejt çka mund të flitet në këtë drejtim është rehabilitimi i rrugës aktuale
Forumi për Zhvillim Ekonomik i Shqiptarëve në Serbi po kërkon nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Serbisë që të merren vesh që traseja e autostradës të kalojë nëpër pjesën e Gollakut dhe të depërtojë në Medvegjë.
Nga atje, autostrada që lidh Kosovën dhe Serbinë të lidhet me segmentin tjetër që lidh Azinë me Evropën, përmes autostradës Shkup – Beograd, shkruan sot Gazeta “Zëri“.
Muharrem Salihu, biznesmen shqiptar që jeton në Venecia, bashkë me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin, nënkryetarin e Preshevës Xhelal Memetin dhe biznesmenë tjerë nga Lugina e Preshevës kanë qenë ditë më parë në një takim tek kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për t’ia paraqitur arsyeshmërinë e ndërtimit të autostradës në drejtim të Leskovcit.
Hashim Thaçi kishte thënë se autostrada me Serbinë do të kalojë nëpër Medvegjë
“Paraprakisht do të kthehem pak mbrapa për këtë temë sepse para një viti ka dalë në shtyp një deklaratë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president, i cili kishte deklaruar se rruga do të kalojë nëpër Medvegjë”, thotë Salihu, i cili po lobon për këtë çështje.
“Si rezultat i kësaj deklarate ne kemi themeluar një forum për zhvillim ekonomik të shqiptarëve në Serbi. Dhe ky forum përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare në gjirin e vet ka ofruar afër vetes një numër të madh të investitorëve ndërkombëtarë që arrin një vlerë investimesh mbi 1 miliard euro. Kjo në sipërfaqen prej Nishit deri në pjesën jugore të Serbisë”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës