LAJMI I FUNDIT:

Sizmologu parashikon: Në 50 vitet e ardhshme Kosova mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm

Sizmologu parashikon: Në 50 vitet e ardhshme Kosova mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm

Gjatë ditës së djeshme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 e ka goditur Shqipërinë. Si pasojë qindra persona janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në rrugë nga shtëpitë e tyre si pasojë e rrezikut. Por a parashihet që edhe në Kosovë të ketë termëte të tjera?

Udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosovën ta godas një tërmet edhe më i fuqishëm sesa ai i djeshmi në Shqipëri. Por kjo gjë, sipas matjeve që i ka zhvilluar sizmologu, nuk pritet që të ndodhë edhe dhjetëra vite.

Mustafa ka dhënë të dhëna të frikshme rreth magnitudës së tërmetit i cili mund ta godasë Kosovën në 50 vitet e ardhshme. Sipas tij, në bazë të matjeve vendi mund të goditet nga një termet me magnitudë deri në 6.0 shkallë të rihterit.


E në 100 vitet e ardhshme, Kosova sipas Mustafës mund të goditet edhe nga një termet tjetër me magnitudë edhe më të madhe e cila sipas tij mund të arrijë prej 6.1 deri në 6.5 shkallë të rihterit.

“Bazuar ne Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë që jap disa te dhëna për tërmetet për periudha kthyese, pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike, sipas hartës se rrezikut sizmik për një periudhë kthyese 50 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.0 shkallë te rihterit, kurse për një periudhë kthyese 100 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.1-6.5 shkallë te riterit kështu që në ketë fuqi të këtij lloji te tërmetit e quajmë si termet i fuqishëm-shkatrrues”, thotë Mustafa, për Express.

Ai tutje deklaron se harta e rrezikut Sizmik për Kosove tregon se perioda e përsëritjes për tërmetet me magnitudë “MË=4.5, 5.5, 6.0 dhe 6.5 janë përkatësisht 3.1, 14.2, 69.8 dhe 502.4 vjet; ndërsa një tërmet me magnitudë MË=6.7 përsëritët mesatarisht çdo 2446 vjet”. Pra sipas Mustafës, nga pikëpamja probabilitare, çdo 50 vjet pritët një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë.

Por sa i përket shkallës së rrezikshmërisë, Mustafa shprehet se kjo gjë varët nga vet faktori njeri.

“Shkalla e rrezikshmërisë varet edhe nga vetë ne, se sa jemi të përgatitur për fatkeqësitë natyrore, sepse tërmeti është një fenomen natyror që ndodh pa paralajmërim, me një fjalë, ne nuk mundemi ti ndalim tërmetet por në mundemi të zvogëlojmë apo të reduktojmë dëmet nga fatkeqësitë natyrore duke i respektuar të gjithë parametrat e dalura nga Rrjeti Sizmik për territorin e Kosovës si kritere për ndërtime te larta”, thotë Mustafa.

E sa i përket Shqipërisë, ai territor ipas Mustafës përfaqëson një terren aktiv për tërmete.

“…të dhënat për tërmetet nga e kaluara dëshmojnë qartë se dukuria e tërmeteve te forta në disa pjesë të territorit të Shqipërisë ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyre ngjarjeve sizmike në të kaluaren, Shqipëria zë vend në zonën me aktivitet të lart sizmik”, thotë ai.

Mustafa tutje ka deklaruar se nëse nuk duam që të kemi fatkeqësi natyrore në kohën e tërmeteve, në vend duhet të ndalen ndëretimet e larta që bëhen pa i plotësuar parametrat e duhura të ndërtimit.

“Që të ketë një siguri më të mirë në të ardhmen duhen të merren masa për të analizuar më seriozisht situatën e ndërtimeve pa kufi dhe rreziqeve që ato sjellin si rezultat i mungesës së studimit në një pjesë të mirë të tyre të kriterit gjeologo-inxhinierik, inxhinieri sizmike, gjeomekanik dhe gjeofizik”, thotë Mustafa.

Ai apelon qytetarët që kur të blejnë banesa dhe objekte tjera, ta shikojnë procesin e ndërtimit të tyre, a janë përfill kriteret e ndërtimit, kodet dhe arkitektuara sizmike, sepse, siç përsërit ai, tërmetet nuk mund të parandalohen.

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori